A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në një vizitë zyrtare të Presidentit të Republikës së asaj kohe. Gjatë një bisede që patëm, e pyeta Nikon për ecurinë e punëve në Bashki. Ai m’u përgjigj me sinqeritet:
“E gjithë energjia jonë është përqendruar në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Nuk është një punë shumë e dukshme për qytetarët, por është nga më të rëndësishmet.”
Në fjalët e tij ndjehej edhe njëfarë shqetësimi për mungesën e perceptimit publik mbi këtë lloj pune, një shqetësim i justifikuar, në një klimë politike dhe shoqërore ku vlerësohet më shumë ajo që shfaqet, sesa ajo që qëndron në themel.
“Përkundrazi,” – i thashë – “nuk perceptohet si duhet sot, por këto janë punët që konsolidojnë një realitet të qëndrueshëm për nesër.”
Koha i dha të drejtë Nikos, por edhe mua në parashikimin tim😃.
Korça u zhvillua sipas një filozofie të qartë: punët duhen bërë sipas radhës dhe prioriteteve. Fillimisht u ndërtua rrjeti i kanalizimeve, një themel i padukshëm, por vendimtar. Më pas u rehabilituan rrugicat karakteristike, u ruajtën sipërfaqet e gjelbëruara, nuk u lejua ndërtimi pa leje dhe projektet e reja u orientuan drejt komplekseve banimi të ulëta dhe të integruara me identitetin urban.
Në Korçë nuk sheh paradokset e zakonshme të qyteteve shqiptare, rrugë që sapo janë shtruar, por që shqepen për të kaluar ndonjë tubacion nga një kompani tjetër. Gjithçka është bërë me mendje afatgjatë, jo për fasadë.
Sot Korça është një qytet funksional dhe i bukur, pa kosto tranzicioni për banorët, me shërbime bazike të zgjidhura dhe me një turizëm në rritje të qëndrueshme. Ajo që është bërë atje nuk është thjesht investim në infrastrukturë, por një filozofi qeverisëse që meriton të shërbejë si model për qytete të tjera dhe për sektorë të tjerë, si ai i turizmit.
Sepse gjithnjë e më shumë po kuptojmë se para se të kërkosh vizitorë, duhet të sigurohesh që ke ujëra të pastra. Që ke ujë të pijshëm e energjie elektrike. Dhe për këtë, puna nis nga kanalet./kb

Të fundit

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe...

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD ka kërkuar në KQZ që...

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon të dyshuarit për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar të...

Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e operas në Qendrën “Kennedy” në...

Ish-futbollisti i Milanit përbuz Lamine Jamal: Është i padurueshëm

Ish-futbollisti i Milanit, Adil Rami ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër Lamine Jamal. Ai nuk e ka fshehur përbuzjen e tij për yllin e...

Lajme të tjera

Web TV