U arrestua sot në Francë, kush është Paul Deda? Ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit shqiptar në Francë. Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi I ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, vepra penale të kryera në kuadër të një organizate kriminale ndërkombëtare.

Kapja e tij u bë e mundur falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës, me homologët në Francë, si pjesë e operacionit të përbashkët “The Wanted”.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, 50-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë 1 ton e 16 kilogramë Cannabis Sativa, të kultivuar në Shqipëri dhe të transportuar përmes rrugës detare drejt Italisë.

Sasia e madhe e drogës u sekuestrua nga autoritetet italiane në qytetin e Barit, ku gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë, pjesë e të njëjtës organizatë kriminale.

Për 50-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Interpol Tirana dhe autoritetet franceze po punojnë për finalizimin e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë. m.p.

Të fundit

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Lajme të tjera

Web TV