Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat të mirë të lirë aktualisht, pra lojtarë me parametra zero:

Nicolas Tagliafico – Mbrojtësi argjentinas është larguar nga Lyon dhe ka oferta nga Serie A. Dëshira e tij është të luajë në Premier League, ku edhe aty ofertat nuk mungojnë.

Jonathan David – E kërkon gjysma e europës. Sulmuesi kanadez është i lirë pas largimit nga Lille. Kërkohet nga Bayern, Tottenham, Arsenal Newcastle United, Juventus dhe Aston Villa.

Thomas Partey – Mesfushori ganez është i larguar nga Arsenali, ku kontrata i ka mbaruar. Ka zhvilluar bisedime me Barcelonën, por po tundohet nga ideja për të luajtur në Arabinë Saudite.

Christian Eriksen – Mesfushori danez nuk ka më vend te Manchester United. Ka disa oferta nga La Liga, kampionati i tij i preferuar, por pëlqehet edhe në Serie A. m.p.

Të fundit

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Lajme të tjera

Web TV