Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell është përmbysur në mes të rrugës, pranë një kthese të rrezikshme.

Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë mjetin e përmbysur, duke zënë një pjesë të madhe të karrexhatës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar bllokime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Shkaqet e saktë të përmbysjes mbeten ende të paqarta.

Duhet theksuar se segmenti ku ndodhi ngjarja është në kantier prej afro një viti, me punime të papërfunduara që e bëjnë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të rivendosur normalitetin në trafik./e.t

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV