Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026.
Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për titullin kampion pritet të jetë më e zjarrtë se kurrë, me duele të forta që në javët e para. Kampionati do të nisë në fundjavën e 17 gushtit dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.
Pa dyshim, ndeshjet më të shumëpritura të sezonit janë përballjet mes Real Madrid dhe Barcelonës. El Clasico i parë do të luhet në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor, në javën e 11-të të kampionatit. Kjo përballje e hershme do të jetë vendimtare për ritmin e skuadrave dhe për ecurinë psikologjike në garën për titullin.
Përballja e dytë ndërmjet dy gjigandëve të futbollit spanjoll është caktuar për datën 22 mars 2026, në Barcelonë. Ky El Clasico i dytë do të jetë në fazën e fundit të kampionatit dhe pritet të ketë ndikim të madh në renditjen përfundimtare. m.p.