Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia dhe vende të tjera evropiane po përballen me një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19, e nxitur nga përhapja e variantit të ri NB.1.8.1, i njohur si “Nimbus”, pjesë e linjës Omicron. Sipas autoriteteve shëndetësore, rritja e infeksioneve është regjistruar që nga mesi i qershorit dhe po sfidon sezonin veror, periudhë kur infeksionet respiratore zakonisht janë më të rralla.

Në Greqi, rritja po vërehet përmes shtimit të vizitave te mjekët, më shumë teste pozitive dhe një rritje prej 15% në kërkesat për ilaçe antivirale. Megjithatë, nuk ka ende një shtim të ndjeshëm të rasteve të rënda: aktualisht 82 pacientë janë të shtruar në spitale, me 16 pranimet të reja në 24 orët e fundit.

Edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ECDC raporton një rritje të ngjashme të qarkullimit të virusit, por pa presion të konsiderueshëm mbi sistemet shëndetësore. Treguesit “e fortë” si pranimet në kujdes intensiv apo vdekjet, mbeten të ulëta.

Ndërkohë, autoritetet janë të shqetësuara për mbulimin e ulët të vaksinimit në grupet më të rrezikuara. Vetëm një shtet i BE-së ka arritur të vaksinojë mbi 80% të të moshuarve mbi 80 vjeç.

Varianti “Nimbus” është më ngjitës sesa variantet aktuale dhe po përhapet gjithashtu në vende si Kina, Hong Kongu dhe Singapori. Megjithatë, nuk ka prova që ky variant shkakton forma më të rënda të sëmundjes ose se i shmanget ndjeshëm imunitetit nga vaksinat.

OBSH po monitoron edhe një variant tjetër, XFG, i cili është përgjegjës për rreth 14% të rasteve në disa rajone, përfshirë Azinë Juglindore dhe SHBA-në, por edhe ky nuk ka shkaktuar rritje të shtrimeve në spital apo vdekjeve.

Lexo edhe :  Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për vigjilencë, veçanërisht për të mbrojtur grupet e cenueshme të popullsisë përmes vaksinimit dhe trajtimit të hershëm me medikamente./kb

Të fundit

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

Lajme të tjera

Web TV