Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, me seli në Larchmont, New York.

Sipas agjencisë ANSA, operacioni është ndarë në dy faza. Fillimisht transferohen 80% e aksioneve, ndërsa 20% e mbetur do të kalojë pas 12 muajsh. Vlera totale e marrëveshjes arrin në rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të paracaktuara.

Nga ëndrra në realitet, trashëgimia e Berlusconit

Ishte 28 shtatori 2018 kur Silvio Berlusconi vendosi të rikthehej në futboll, pas largimit nga Milani, duke blerë klubin modest të Monzës. Me vizionin dhe investimet e tij, Monza u transformua nga një ekip i Serie C në një skuadër që u ngjit për herë të parë në histori në Serie A. Një arritje historike që u pa si kulmi i një ëndrre të re futbollistike për “Kavalierin”.

Por pas ndarjes nga jeta të Berlusconit në vitin 2023, filloi edhe rënia sportive. Monza nuk arriti të ruajë statusin elitar dhe ra në Serie B, çka shtyu familjen të marrë vendimin për t’u tërhequr nga projekti.

“Me vdekjen e Silvios, i cili ishte qendra e këtij projekti dhe pas shumë investimeve për një ëndërr, familja po kërkon një grup të besueshëm për të garantuar të ardhmen e klubit”, u shpreh Paolo Berlusconi, president nderi i klubit, duke konfirmuar zyrtarisht largimin nga skena.

Një epokë e re amerikane

Tani Monza nis një kapitull të ri nën drejtimin e Beckett Layne Ventures, një fond investimi amerikan me interesa të shumta në sport dhe teknologji. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë ambiciet dhe planet afatgjata të pronarëve të rinj për rikthimin e Monzës në elitën e futbollit italian.

Lexo edhe :  Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10
/e.t

Të fundit

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Lajme të tjera

Web TV