A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për shumicën e shqiptarëve kjo mbetet ende një kufi i pakalueshëm. Në Durrës, pushuesit shprehen të habitur dhe shpesh të fyer nga kjo sjellje.

“Duhet të ketë plazhe private, posaçërisht për këtë punë. Është e turpshme për ne që jemi përreth tyre, edhe pse atyre nuk u bën përshtypje”, shprehe një qytetar.

Në Velipojë, disa janë më tolerantë. ”Pse jo? Për sa kohë duam të jemi europianë, kjo është normale për ta. Për kulturën tonë, mund të mos jetë”, shprehet një tjetër.

Për shtetasit nga Kosova, kultura që ka Shqipëri është një arsye përse ata e vizitojnë. “Plazhi i Velipojës dallon edhe nga veshja, kultura. Jo jo, nuk është normale”, thotë një qyetar. Në Vlorë, brezi më i vjetër duket ende i rezervuar.

“Po t’i shohim lakuriq, do t’u themi të mbulohen se na vjen turp. Brezi im nuk e kapërcen dot këtë”, shprehet një tjetër. Ndërkohë sociologët, thonë se turizmi nuk sjell vetëm përfitime ekonomike, por edhe një pjesë të kulturës së turistëve.

“Është e pashmangshme që të kemi raste ku dalja gjysmë e zhveshur nuk përbën tabu për ta. Por çdo popull ka kulturën e tij. Për sa kohë në Shqipëri nuk ka plazhe të dedikuara për pushues nudo, edhe turistët duhet t’i përshtaten vendit. Rregullat tona nuk e tolerojnë zhveshjen e tillë publike. Në kulturën tonë, zhveshja lidhet me intimitetin”, thotë sociologia.

Në Shqipëri nuk ekzistojnë plazhe zyrtare nudiste dhe ligji nuk lejon shfaqje të tilla publike. Edhe pse nuk ka një nen të posaçëm për nudizmin, Kodi Penal dhe rregulloret vendore mund ta konsiderojnë këtë si “veprim të pandershëm në publik”, që mund të penalizohet me gjoba administrative, ndërsa në raste më të rënda ose të përsëritura, mund të shoqërohet edhe me procedim penal për prishje të rendit publik apo moralit. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV