“Plumbi i Artë”, i penduari pyet për Plarent Dervishajn e Suel Çelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi penal ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është futur në ngërç. E enjtja shënoi të tretën seancë radhazi, kur avokatët kërcënuan gjykatën me braktisje të sallës, të pandehurit e bënë këtë një orë pas nisjes, ndërsa në përfundim një prej avokatëve u gjobit me 100 mijë lekë gjobë, për shkak se u largua nga gjyqi pasi hoqi dorë nga mbrojtja e klientit.

Në seancën plot kaos e zhurmë, që zgjati 3 orë, edhe pse u ul në tavolinën e dëshmitarit, i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, i treti pas Nuredin Dumanit e Erion Alibej, nuk mundi të nisë rrëfimin e tij.

Në çdo çast që gjykata i dha leje, ai u ndërpre nga kërkesat e avokatëve, që dominuan seancën duke mos kursyer tonet e larta ndaj gjykatës e prokurorëve. Revolta e avokatëve lidhej me mosvënien në dispozicion të 6 deklarimeve të vitit 2022 të të penduarit Erion Alibej. Ndonëse morën miratim nga gjykata, prokurorët ju dhanë vetëm një nga procesverbalet. Për të tjerët pretenduan se nuk ishin formalë, pasi deklarimet ishin marrë vetëm në audio e video dhe se i përkisnin ngjarjeve të tjera, pa lidhje me të penduarit në proces.

Ankesat e avokatëve ngjallën edhe reagimin e të penduarit Erion Alibej, që po ashtu kërkoi që të mos i jepen të gjitha thëniet e tij mbrojtësve.

“Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë, ku vetëm 25 për qind është këtu. Kush mbron Plarent Dervishajn nga ju, kush mbron Suel Celën, kush i mbron trafikantë të tjerë të drogës? Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces. Unë kam familjarë që ju rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata. Unë për çdo emër që ka dalë nga goja ime unë jam i gatshëm të përballem me të. Unë e di shumë mirë edhe lojën e avokatëve”.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Dy seancat e kaluara të procesit kanë dështuar pas braktisjes së sallës nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, pas përplasjeve të forta me gjykatën dhe prokurorinë. m.p.

Të fundit

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish. Burimet për median...

“Ka shkelur djersën e Adriatik Lapajt”, themeluesi i Nisma Thurje sulmon Endri Shabanin

Bashkëthemeluesi i Nisma Thurje, Napolon Laska, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kreut të kësaj partie, Endri Shabani, duke shkruar se ky i...

Lajme të tjera

Web TV