Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete.

Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej 6% të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar nga vizitorët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë në fillim të sezonit veror.

Specifikisht, janë regjistruar 112,194 pasagjerë në hyrje dhe 129,296 në dalje të vendit, me një diferencë prej 14,568 pasagjerësh më shumë se një vit më parë.

Rritje me 6% kanë shënuar edhe hyrje-daljet e shtetasve të huaj.

Po ashtu, është evidentuar një rritje prej 4.7% në qarkullimin e mjeteve. Gjatë kësaj periudhe janë përpunuar 104,212 automjete (vetura, kamionë dhe trajlera), ose 4,967 mjete më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit të shkuar./e.t

Të fundit

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare...

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të imigracionit të Trumpit, ai që...

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane,...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

Lajme të tjera

Web TV