U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6 vjet pasi u shkarkua nga KQZ, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit, Agim Kajmaku, ish-kryetar socialist i bashkisë Vorë, ka fituar në betejë financiare me institucionet që i “prenë ëndrrën”. Më 4 prill 2025, Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur që të quajë të padrejtë vendimin e KQZ-së dhe të dëmshpërblejë Kajmakun.

Kështu Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohen të paguajnë Kajmakun me të gjitha pagat e një mandati të plotë, 4-vjeçar, edhe pse ai ushtroi vetëm 3 muaj të tij.

Nga ana tjetër, KQZ detyrohet të paguajë Kajmakun, gruan dhe djalin e tij për dëmin moral që ju ka shkaktuar. Përafërsisht 15 mijë euro për ish-kryetarin dhe nga 7 mijë euro për gruan dhe të birin e tij. Si KQZ, ashtu edhe bashkia Vorë kanë nxituar menjëherë t’a ankimojnë këtë vendim në Apel.

Si iku Agim Kajmaku?

Kajmaku pati një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare, pak pasi ai u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, në vitin 2019, në një garë pa konkurrentë, pasi opozita i kishte bojkotuar zgjedhjet. Por një sërë dokumentesh të publikuara më pas nga Partia Demokratike, për të kaluarën e tij, çuan fillimisht në shkarkimin e tij nga posti më 1 nëntor 2019, vetëm 3 muaj pasi kishte marrë detyrën, dhe pastaj dhe kërkesën për arrestim.

Kajmaku rezultoi se ishte arrestuar në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, nën një emër tjetër, dhe se këtë fakt nuk e kishte deklaruar në fomularin e dekriminalizimit. Ish kryebashkiaku e mohoi fillimisht akuzën, por kur shenjat e gishtërinjve vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person, dorëzoi vendimin e Gjykatës së Janinës e cila e kishte shpallur të pafajshëm.

Kërkesa për arrestimin e tij erdhi për shkak se u dyshua se kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bsshkisë, në një kohë kur ai vetë ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për muaj të tërë ai qëndroi në arrati, derisa u arrestua, ndërsa ishte shtruar në një spital privat për mjekim, në fillim të korrikut të vitit 2020. Por një ditë më pas, masa e arrestit u konvertua në “detyrim paraqitje”. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tiranës, pushoi çështjen e hapur ndaj tij dhe prokuroria u detyrua që të bënte ankim në Apel.

Lexo edhe :  Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

Asokohe, përmes një postimi në Twitter, Rama tha: “KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”.

Po ashtu, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku  u arrestua nga policia italiane nën dyshimet për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV