Greva e kontrollorëve të trafikut ajror po ndërpret udhëtimet drejt, nga dhe mbi Francën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të riorganizojnë planet në kulmin e sezonit veror të udhëtimeve, për shkak të një greve të kontrollorëve francezë të trafikut ajror që po kërkojnë kushte më të mira pune.

Ndërprerjet nisën të prekin aeroportet në të gjithë Francën që të enjten dhe u intensifikuan të premten. Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil u kërkoi kompanive ajrore të anulonin 40 për qind të fluturimeve të së premtes në aeroportet Charles de Gaulle, Orly dhe Beauvais që shërbejnë Parisin, gjysmën e fluturimeve në Nice dhe 30 për qind të fluturimeve në Marseille, Lyon dhe disa qytete të tjera.

Pavarësisht anulimeve parandaluese, autoriteti paralajmëroi në një deklaratë se “priten ndërprerje dhe vonesa të gjata në të gjitha aeroportet franceze”.

Ryanair ishte mes kompanive ajrore që njoftuan ndërprerje të gjera, duke thënë në një deklaratë se kishte anuluar mbi 400 fluturime, duke prekur 70,000 pasagjerë. Kompania tha se greva ndikon në të gjitha fluturimet e saj mbi hapësirën ajrore franceze, si dhe në trafikun që hyn dhe del nga aeroportet franceze, dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reformojë rregullat e trafikut ajror.

Një nga dy sindikatat që po udhëheqin grevën, UNSA-ICNA, tha në një deklaratë se nuk ka mjaftueshëm punonjës për të përballuar rritjen e trafikut ajror dhe se inflacioni po gërryen pagat. Sindikatat po ashtu po kundërshtojnë masat e reja të reformës që synojnë mbikëqyrje më të rreptë të punës së tyre, të nxitura nga një pothuajse përplasje që ndodhi në aeroportin e Bordeaux-it.

Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, e quajti të “papranueshme” kërkesat e sindikatës, dhe vendimin e tyre për të hyrë në grevë pikërisht kur mbyllen shkollat në Francë dhe shumë familje nisen për pushime./Rel/

Të fundit

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan,...

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një...

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autor i kësaj...

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

Lajme të tjera

Web TV