Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 21 vatra zjarri në 24 orë, 4 mbeten aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra vijojnë të jenë aktive, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe me bimësi dhe duke mobilizuar një numër të konsiderueshëm forcash zjarrfikëse.

Vatrat e evidentuara janë regjistruar në bashkitë: Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Vlorë, Finiq, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Has, Devoll dhe Berat.

Vatrat ende aktive sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë në Elbasan, ku bëhet me dije se në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Po ashtu në terren ndodhet edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.

Vatër aktive ka edhe në Finiq, midis fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata aktuale është e qetë, por zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë në Tiranë vijojnë të digjen sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr. Forcat operacionale dhe helikopteri Cougar janë në veprim për vënien nën kontroll të flakëve në këtë zonë.

Edhe në Has, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, vijon të digjet një sipërfaqe me pyll pishe. Zjarri përballet me vështirësi për shkak të terrenit dhe erës, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij.

Deri tani janë djegur rreth 6 hektarë me pemë, shkurre dhe barishte. Për përballimin e situatës janë angazhuar 232 forca operacionale dhe 36 automjete zjarrfikëse.

Sakaq, Forcat e Armatosura janë angazhuar në shuarjen e flakëve me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë dhe 1 helikopter Cougar.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet një nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në pothuajse të gjitha qarqet. Ndërkohë, në qarqet Korçë dhe Vlorë rreziku është “i moderuar”, por mbetet “i lartë” në zona të caktuara si Korçë (Qendër) dhe Vlorë (Veri-Qendër)./e.t

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV