“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”/ Rama paralajmëron inspektorët e bashkive dhe IKMT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike në dëm të qytetarëve “të mbledhin plaçkat”, duke theksuar se boll është boll.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.

Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.

Në të kundërt, deklaroi Kryeministri, do të përballen me situata të papëlqyeshme, madje edhe ligjore po të jetë nevoja, shtoi ai.

Edi Rama: Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete, duhet të kemi inventarët e të gjithë këtyre kleçkave që ua kanë nxirë jetën banorëve në këtë qytete, komuniteteve, të moshuarve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në tokë e xanun në mënyrë të padrejtë që të bëhen gati.

Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për t’u mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët.

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë për një kohë jo të vogël të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat sepse boll është boll.

Arsyet që dihen dhe nuk dua t’i komentoj më kanë bërë të jem pranë Tiranës e banorëve, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në radhë të parë në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët.

Duke shpresuar që edhe këta inspektorët e Bashkive dhe IKMT do të vrapojnë shumë këto javë, që pastaj të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, gjë që do i çojë në situata të papëlqyeshme edhe ligjore po të jetë nevoja, dhe policia e shtetit vazhdojë të këmbëngulë në rritjen e vigjilencës për çdo ndërhyrje pa leje./e.t

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV