Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të mëdha, të guximshme. Këtë kërkon sot edhe Kryeministri Rama, që ka vendosur t’i flasë bujqësisë “pa dorashka”.

“Unë e shikoj më shumë… duke u nisur edhe nga ajo që tha Kryekomisionerja, se javën tjetër hapet edhe grup-kapitulli i fundit për sa i përket bujqësisë. Pra, kapitulli 11 për zhvillimin rural, kapitulli 12 për sigurinë ushqimore dhe kapitulli 13 për peshkimin”, thotë për A2 CNN Ilir Pilku, ekspert për ekonominë.

Modeli që kërkohet nuk është më ai i thasëve me pleh apo bidonëve me naftë të shpërndarë nga bashkitë, por ai i garancisë, i partneritetit, i financimit serioz që sjell teknologji dhe treg. Dhe për të pasur sinjale për ndryshim, kërkohet që bashkitë të jenë më pranë bujqve e blegtorëve shqiptarë.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është këshillimi bujqësor. Është një element tjetër i IPARD-it, sipas së cilës vetë bashkitë, në bazë të skemës së vitit 2010, kanë të drejtën për mbështetjen e tyre për këshillimin. Dhe kjo duhet formatuar. Skema e tretë, e cila kap vlerën e 16 milionë dollarëve, është ajo e mbështetjes rurale”, thotë Pilku.

Europa është gati të hapë dyert për bujqësinë shqiptare – por me një kusht: siguri, standarde dhe këshillim real për fermerët, jo letra që mbeten në sirtar. “Çanga më e madhe dhe problematika më e madhe, e cila mund të marrë më shumë kohë edhe se viti 2030, është siguria ushqimore. Unë mendoj se me rinegociimin me Brukselin dhe DG Agri, çështja e IPARD-it do të marrë një zgjidhje”, thotë Pilku.

Lexo edhe :  Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Në një botë ku sfidat e bujqësisë janë më të mëdha se kurrë, Shqipëria nuk ka luksin të qëndrojë pasive. Është koha të ndërtojmë ura bashkëpunimi, jo thjesht të shpërndajmë ndihma të përkohshme. Përmes garancive, teknologjisë dhe këshillimit real, bujqësia mund të bëhet motor zhvillimi, jo vetëm për fermerin e vogël, por për të gjithë ekonominë kombëtare. Sepse një bujqësi e fortë nuk është vetëm prodhim; është garanci për të ardhmen. m.p.

Të fundit

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Lajme të tjera

Web TV