Last Updated on 04/07/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka tentuar të vetëdigjet në banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin K. Ç., i cili u transportua menjëherë me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve. m.p.