Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt.

Presidenti ukrainas shkroi pas telefonatës në rrjetin social X ku thotë se me Presidentin aemrikan është rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të bëhet në bashkëpunim me Amerikën. Zelensky në llogarinë e tij në X, shkroi se gjatë telefonatës ai e informoi Trumpin për situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimet më të gjera në front.

Presidenti ukrainas thotë se homologu i tij amerikan është shumë i informuar për situatën ndërsa të dy kanë rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të zhvillohet në bashkëpunim me SHBA. Gjithashtu sipas Presidentit ukrainas është rënë dakord për një takim midis ekipeve diplomatike të të dy vendeve. “Jemi të gatshëm për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është me rëndësi themelore për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dronët dhe teknologjitë e lidhura me to”, shtoi presidenti ukrainas. m.p.

Të fundit

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

Avokatët e Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar duke shprehur shqetësimin për faktin që mediat kanë nxjerrë lajmin e SPAK e...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Aleatët marrin qytetin italian Palermo

Më 22 korrik 1943, gjatë fushatës së Italisë në Luftën e Dytë Botërore, trupat aleate morën qytetin strategjik të Palermos, kryeqyteti i Siçilisë, duke...

Tragjedi në Ibiza! Gjendet i vdekur DJ i njohur italian, babai akuzon policinë spanjolle

Një ngjarje e rëndë dhe e mistershme ka tronditur botën e muzikës elektronike dhe opinionin publik në Itali. DJ dhe producenti italian Michele Noschese, i...

Temperaturat e larta/Qeveria merr vendimin drastik për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në...

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të...

Lajme të tjera

Web TV