Familja e Virginia Giuffre, një prej figurave më të njohura që ka denoncuar rrjetin e abuzimeve të financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, po përgatitet të zhvillojë një ceremoni përkujtimore më 25 prill, një vit pas vdekjes së saj në moshën 41-vjeçare.
Giuffre kishte akuzuar publikisht Epstein-in, bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, si dhe persona të tjerë për abuzim dhe trafikim seksual kur ishte e mitur. Familjarët e saj thonë se ajo nuk e ndali kurrë betejën për drejtësi dhe për mbështetjen e viktimave.
Vëllezërit dhe motra e saj kanë marrë përsipër të vazhdojnë misionin e saj, duke marrë pjesë në aktivitete publike dhe duke kërkuar reforma ligjore në mbrojtje të viktimave të abuzimit seksual.
Në këtë kontekst, në SHBA është propozuar një projektligj i njohur si “Virginia’s Law”, i cili synon heqjen e afateve kohore për ndjekjen penale të rasteve të abuzimit dhe trafikimit seksual.
Rasti i Epstein-it, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin, dhe dënimi i Ghislaine Maxwell në vitin 2022, kanë mbetur në qendër të debatit publik mbi drejtësinë dhe përgjegjësinë.
Familja e Giuffre thotë se publikimi pas vdekjes i kujtimeve të saj dhe zhvillimet e fundit ligjore kanë ndihmuar që zëri i saj të mos harrohet dhe të vazhdojë të ndikojë në mbrojtjen e viktimave./mxh