Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën e tifozave që ishin mbledhur dhe po bënin fotografi.

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe me lot në sy, ceremonia mortore u zhvillua të shtunën në mëngjes, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar të Portugalisë.

Familjarë, miq, figura të njohura të futbollit portugez dhe përfaqësues të skuadrës së Liverpool-it ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

Diogo Jota, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, la pas tre fëmijë të vegjël.

30505316

Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Capela da Ressurreição dhe në kishën Igreja Matriz, duke mbajtur lule në duar. Ndër ta, shokë nga hapat e parë të karrierës së tyre, ish-trajnerë, tifozë të thjeshtë, por edhe personalitete të futbollit ndërkombëtar.

WhatsApp Image 2025-07-05 at 15.36.45 (1)

Hyrja në kishë u lejua vetëm për familjen dhe miqtë më të afërt, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën ceremoninë përmes transmetimit audio jashtë ndërtesës. Pas përfundimit të shërbesës, varri i dy vëllezërve u hap për publikun, për t’u mundësuar admiruesve të tyre t’i përshëndesnin për herë të fundit.

000_64uy3y2

Megjithatë, shumë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, sipas raportimeve të “The Sun”. Edhe pas ndërhyrjes, disa persona u kthyen përsëri pranë varrit, duke vazhduar të fotografojnë skenën.

Në një moment të thellë emocioni, peshkopi i Portos, D. Manuel Linda, u drejtua me fjalë prekëse ndaj fëmijëve të futbollistit, të cilët nuk ishin të pranishëm në funeral:
“Do të lutem shumë për ju. Është e vështirë të shohësh një të rritur duke qarë, por është edhe më e dhimbshme të shohësh një fëmijë që qan. Ata që vuajnë më shumë janë nëna juaj dhe gjyshërit. Të shohësh trupin e një ‘fëmije’ është një martirizim i madh – aq më tepër kur ka dy arkëmorte. Nuk ka fjalë.”

 

Lexo edhe :  Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Në ceremoni morën pjesë shumë nga ish- dhe bashkëlojtarët e Diogo Jotës, përfshirë emra të njohur nga Liverpool-i dhe kombëtarja portugeze.

30505396

Veçuan kapiteni Virgil van Dijk, i cili mbante një kurorë me formën e fanellës me numrin 20 të Jotës, dhe Andy Robertson, që mbante një fanellë të kuqe me numrin 30 – në nderim të André Silvës.

WhatsApp Image 2025-07-05 at 15.36.45

Qindra e mijëra njerëz mbushën kishën dhe rrugët përreth, duke shprehur mbështetjen e tyre për familjen. Ceremonia nisi me lutjen “Ati Ynë”, pasuar nga një fjalim lamtumire dhe zgjati rreth një orë. Brenda kishës u dëgjuan himne të njohura si “The Lord Is My Shepherd”, “Hallelujah” dhe “Air On The G String” nga Bach./e.t

Të fundit

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV