Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 në krahasim me shifrat e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Gazeta gjermane Welt am Sonntag raportoi se një total prej 65,495 aplikimesh u paraqitën midis 1 janarit dhe 30 qershorit, duke cituar të dhëna të pabotuara më parë nga Agjencia e Azilit e BE-së (EUAA) – një rënie prej 43% nga viti në vit.

Një tjetër media, BILD, raportoi se vetëm 61,300 kërkesa për azil për herë të parë u bënë në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2025.

Në qershor, numri i aplikimeve të reja ishte më pak se 7,000, një rënie prej 60% nga shifrat e qershorit 2024 dhe 70% nga dy vjet më parë. Shifra vendos një rekord të ri për numrin më të ulët të aplikimeve mujore të paraqitura që nga marsi 2013.

 

 

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt i Unionit Kristian Social (CSU) i sheh shifrat e fundit si konfirmim të efektivitetit të politikës së tij të migracionit, e cila nga shumë njerëz shihet si e diskutueshme.

Në një intervistë me BILD, ai vuri në dukje se shifrat tregojnë “sukses të qartë të kthesës së migracionit” dhe theksoi se ministria e tij do të vazhdojë të punojë për të ripërtërirë sistemin e migracionit “nga koka te këmbët”.

Eurodeputetja e Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe ekspertja e migracionit, Lena Düpont, gjithashtu i sheh shifrat në rënie si një sukses të madh. Duke folur për mediat gjermane, ajo vuri në dukje se marrëveshjet e partneritetit me vendet kryesore të Afrikës së Veriut luajtën një rol të madh në uljen e shifrave të azilit.

Lexo edhe :  Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Ajo përmendi gjithashtu bashkëpunimin më të madh midis vendeve të treta dhe agjencisë së mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex, si arsye për këtë sukses.

Shifrat në të gjithë Evropën

Në gjysmën e parë të vitit 2025, Spanja mori numrin më të madh të kërkesave për azil, me vendin iberik që regjistroi pak mbi 76,020 kërkesa. Franca u rendit e dyta, me rreth 75,428. Gjermania pasoi me 65,495 kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2025.

Italia mori 62,534 aplikime, Greqia regjistroi 27,718, ndërsa Belgjika mori pak më shumë se 17 mijë.

Në skajin e poshtëm të spektrit, Hungaria, e cila mbështet një politikë të njohur për striktimin e imigracionit nën kryeministrin Viktor Orban, mori vetëm 47 aplikime. Sllovakia regjistroi 84 aplikime, ndërsa Lituania mori 152./e.t

Të fundit

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht...

U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të...

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve,...

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është arma e pushteteve të korruptuara...

Lajme të tjera

Web TV