Last Updated on 07/11/2026 by Anisa
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.
Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi.
“MIRËMËNGJES 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur 😊”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./ad
