Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë për brenda pak orësh në Teksas të premten.

Ekipet e kërkimit kryen operacione shpëtimi me varka dhe helikopterë në ujërat e përmbytjeve që lëviznin me shpejtësi, ndërsa qytetarët përdornin mediat sociale, të dëshpëruar për informacion mbi të dashurit në zonë.

Në një konferencë për shtyp të premten vonë, Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha, tha se 24 persona ishin vrarë. Autoritetet thanë se deri më tani janë shpëtuar 237 persona, përfshirë 167 me helikopter.

Lajmi vjen pas të paktën 25 cm shiu që ra gjatë natës në Qarkun Qendror të Kerr, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme të një lumi aty pranë.

 

 

«Disa janë të rritur, disa janë fëmijë», tha nënguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, «Përsëri, ne nuk e dimë nga kanë ardhur këto trupa».

Ekipet kryen dhjetëra operacione shpëtimi dhe ekipet e ndihmës së shpejtë vazhduan të kërkonin për ata që rezultuan të zhdukur. Kjo përfshin më shumë se 20 vajza të zhdukura nga kampet verore.

Fëmijët e zhdukur po ndiqnin një kamp të krishterë përgjatë lumit Guadalupe.

Helikopterë, nëntë ekipe shpëtimi dhe njerëz në terren po kryejnë një kërkim masiv, sipas Patrick. Ai thotë se kërkimi do të vazhdojë gjatë natës./e.t

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV