Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, që solli një ndryshim të përkohshëm të mandatit nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho, por që përfundimisht iu rikthye Çaushit pas tërheqjes vullnetare të Bardhos.

Sipas Kukos, rinumërimi ishte një ushtrim i vlefshëm që hodhi poshtë alibitë për manipulim apo parregullsi:
“Procesi solli një ballafaqim të nevojshëm që tregoi se nuk ka pasur tjetërsim të votës nga një parti te tjetra. Ishte një betejë brenda të njëjtit kamp dhe sistemi ynë lejon fitore edhe me një votë më shumë.”

Duke komentuar vendimin e Bardhos për të hequr dorë nga mandati, Kuko e cilësoi atë një gjest dinjitoz dhe vlerësues ndaj kontributit të Çaushit gjatë fushatës. Ajo theksoi se ky ishte një akt i vullnetshëm dhe jo rezultat i presioneve të jashtme.

 

 

Në lidhje me diskutimet dhe debatet për mënyrën se si Zegjine Çaushi është paraqitur në rrjetet sociale gjatë fushatës, Kuko tha se shoqëria ende i merr më seriozisht figurat politike që janë “të ngurta”, sidomos burrat në politikë, duke lënë pas të rinjtë apo gratë me forma alternative komunikimi.

“Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe,” theksoi Kuko./e.t

Të fundit

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Lajme të tjera

Web TV