Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do niseshin drejt Manchester-it. Kjo pas një alarmi të rremë zjarri në kabinën e pilotimit, që shkaktoi evakuim emergjent. Disa pasagjerë u hodhën nga krahët e avionit në pistë për të ikur sa më shpejt.

Avioni ishte gati për fluturim kur u aktivizua gabimisht sinjali i alarmit të zjarrit, duke detyruar pasagjerët të largohen me nxitim. Autoritetet raportuan të paktën 18 të lënduar, prej të cilëve 6 u dërguan në spitale lokale për trajtim.

Dëshmitarët e përshkruan skenën si kaotike, ku shumë prej pasagjerëve përdorën daljet emergjente mbi krahun e Boeing 737 dhe u hodhën në tokë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 00:35. Ryanair konfirmoi më pas se alarmi i zjarrit ishte i rremë. Ryanair organizoi një fluturim tjetër duke kërkuar ndjesë zyrtarisht për çdo shqetësim ndaj pasagjerëve.

Ngjarja ngriti shqetësime për sigurinë dhe efikasitetin e procedurave të evakuimit emergjent/kb

Të fundit

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV