“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.

Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë.

Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai./kb

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV