Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është dhunuar fizikisht.
Brataj shprehet se në faqe interneti dhe rrjete sociale janë publikuar materiale filmike të manipuluara që paraqesin skena të rreme sikur është bërë viktimë e ndonjë atentati.
Brataj thekson se institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj fushate mashtruese pasi janë përdorur video dhe zëri i tij nga inteligjenca artificiale.
Sakaq, Brataj përgënjeshtron të ketë reklamuar produkte apo suplemente mjekësore pasi sipas tij është përdorur inteligjenca artificiale. m.p.