Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është larg nga perfeksioni, por po ecën në rrugën e duhur, falë reformave që e kanë çliruar atë nga ndikimi politik i mëparshëm dhe kanë luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Ajo vuri në dukje rolin thelbësor të Kuvendit si garantues i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, të cilat jetësuan reformën në drejtësi dhe siguruan pavarësinë e institucioneve si SPAK dhe GJKKO, që sot shihen si modele për sistemin gjyqësor shqiptar. Spiropali theksoi se progresi nuk është i lehtë dhe kërkon luftë të vazhdueshme për të fituar betejat e përditshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë”, tha Spiropali.

Kryetarja falënderoi gjithashtu Ambasadën e Holandës dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre në këtë proces dhe nënvizoi rëndësinë e pavarësisë dhe llogaridhënies si dy parimet kyçe për funksionimin e drejtësisë. Ajo theksoi se Kuvendi do të mbështesë pa kompromis SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit të drejtësisë, duke garantuar burime financiare dhe legjislacionin e nevojshëm për pavarësinë e tyre.

Lexo edhe :  Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Në përfundim, Spiropali theksoi se ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarde europiane është misioni kryesor, i cili do të fuqizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe do të sigurojë drejtësi të shpejtë, të drejtë dhe të paanshme për qytetarët shqiptarë./E.T

Të fundit

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV