Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e KE-së, për të adresuar më shumë progres në këtë luftë, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si në thirrjen për të ndaluar intimidimet ndaj këtyre institucioneve.

 

“Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë; Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm; Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese; Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut. Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”, shtoi ajo.

Integrimi i përshpejtuar i vendit drejt BE, tha Spiropali, është edhe meritë e prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO.

“SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane”, tha Spiropali, duke shtuar se Kuvendi është i hapur të mirëpresë nisma ligjore për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse.

“ Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.”, shtoi më tej ajo./kb

 

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV