Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë.

Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

“Vijon pastrimi i kanalit kryesor kullues përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë, infrastrukturë nga e cila përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

Ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në kolektorët kryesorë, po kryhen në mbarë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, duke garantuar ujitjen e domosdoshme të prodhimeve gjatë sezonit veror”, shkruan Rama në rrjetet sociale./kb

Të fundit

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës,...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që...

Lajme të tjera

Web TV