Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë.

Mediat italiane raportojnë se burri u thith nga motori i një avioni të linjës Volotea, që po nisej nga pista e aeroportit.

Viktima nuk është as punonjës i aeroportit dhe as pasagjer, por një person që me sa duket hyri në pistë qëllimisht për t’i dhënë fund jetës. Burri u ndoq nga policia, e cila nuk mundi ta ndalonte ndërsa ai vraponte drejt avionit që ishte tashmë në lëvizje.

Arsyet e aktit të rëndë që ai kreu janë aktualisht të panjohura, ashtu si edhe mënyra se si ai arriti të hynte në pistë nga jashtë aeroportit.

Avioni i përfshirë në aksident është një Airbus A319 i linjës ajrore Volotea, që do të nisej nga Bergamo për në Asturia të Spanjës.

Duket se avioni sapo kishte dalë nga vendi ku ishin imbarkuar pasagjerët, kur ndodhi aksidenti.

Gjatë mbylljes së aeroportit Orio al Serio, disa fluturime hyrëse u devijuan për në Milano- Malpensa, Verona dhe Bolonja. Fluturimet rifilluan më pas në mesditë. m.p.

Të fundit

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike,...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhet të jetë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV