Last Updated on 08/07/2025 by adminfjala
Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga erërat e forta, lëvizin drejt qytetit.
Erërat e forta po arrijnë shpejtësinë 70 kilometra në orë, duke e bërë të vështirë shuarjen dhe duke përshpejtuar përhapjen e frontit të zjarrit.
Zjarri shpërtheu pranë qytetit Les Pens-Mirambeau, në veri të Marsejës, dhe po shkon drejt periferive perëndimore të qytetit. Zonat e 15-të dhe të 16-të të Marsejës janë vënë tashmë në gatishmëri, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin çdo lëvizje, në mënyrë që të mos pengojnë kalimin e automjeteve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.
Qyteti ka pezulluar operacionet në aeroport, ndërsa shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri për një urdhër të mundshëm evakuimi. Në të njëjtën kohë, sipas BFMTV, trafiku i trenave pranë stacionit Marseille-Saint-Charles është pezulluar gjithashtu pjesërisht në të dyja drejtimet, me zjarrin që ka arritur pranë shinave. m.p.
🚨 🇫🇷INCENDIE CATACLYSMIQUE À MARSEILLE ! 😱 Des flammes dévorent les quartiers nord, menaçant des milliers de vies. 🌪️ Le feu, parti d'un véhicule sur l'autoroute près du tunnel des Quatre-Vents, s'est propagé à une vitesse folle, ravageant des dizaines d'hectares sous l'effet… pic.twitter.com/ZdfQYDefsQ
— IntroSpecNews (@introspecnews) July 8, 2025