Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve.

Ata janë kundër ndërhyrjes në kulmin e sezonit turistik, pasi sipas tyre, kjo mund të ndikojë në largimin e turistëve, raporton Report TV.

Pronari i një prej bizneseve në zonën e Lungomares, në një deklaratë për mediat, e cilësoi këtë vendim si “shkatërrues”, sidomos për faktin që po zbatohet në kulmin e sezonit turistik. Ai u shpreh se, në shenjë proteste, shumë prej operatorëve ekonomikë kanë vendosur të mbyllin bizneset përkohësisht.

“Është një goditje ekonomike e rëndë. Situata nuk është krijuar brenda natës, kryeministri ka qenë shpesh këtu, ka ngrënë, ka pirë. Kjo ndërhyrje mund dhe duhej të ishte bërë përpara ose pas sezonit veror. Tani është vonë. Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për turizmin dhe për ne si sipërmarrës,” – tha ai.

Ai shtoi se niveli i turistëve këtë verë nuk është ai i pritshmi dhe kjo situatë e vështirë po përkeqësohet edhe më tej nga aksioni i qeverisë.

“Turizmi sivjet është në rënie. Shtuar dhe prishjet, kostoja bëhet e papërballueshme. Nuk e pranojmë këtë situatë. Po shkojmë drejt mbylljes. Jemi gati për dialog, por jo për vendime të tilla të njëanshme gjatë verës”, përfundoi ai.

Bizneset kërkojnë që çdo ndërhyrje të bëhet në mënyrë të organizuar dhe jashtë sezonit, në mënyrë që të mos cenohet aktiviteti turistik dhe ekonomia vendase. m.p.

Të fundit

Coca-Cola ndryshon recetën? Trump thotë po, kompania shmang konfirmimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompania Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer kallami natyral në vend...

Operacioni “fadroma” te Arena

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku...

Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed. Ai ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen...

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.3 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV