Tabaku: Veliaj, modeli më i shëmtuar politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi në selinë blu i Ervin Salianjit pas 10 muajsh burgimi në Fier dhe qëndrimi në burg i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt u diskutuan në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN.

Për Jorida Tabakun, dënimi i Ervin Salianjit ishte i padrejtë, përkundër sipas saj për kryebashkiakun Veliaj. Në A2 CNN ajo tha se ky i fundit është modeli më i shëmtuar politik.

“Nuk ka asnjë bazë krahasimi lirimi i Salianjit dhe qëndrimi në burg i Veliajt, Salianji vuajti një dënim të padrejtë. Askush nuk e di si e ka përjetuar, ai për më tepër kur ai ishte i padrejtë. Ai doli nga selia e PD me një denoncim dhe shkoi në burg. Ndërsa Veliaj është modeli më i shëmtuar politik që ka ofruar mazhoranca me kapje pushteti, me korrupsion, me arrogancë, me çdo lloj gjëje të përfshirë në qeverisjen e Tiranës dhe unë mendoj që e meritonte të qëndronte atje. Nga pikëpamja personale nuk ia urojmë askujt, por është një vendim që me të drejtë duhet të jetë atje për shumë çështje dhe sidomos ajo e inceneratorëve”.

Sipas Tabakut, Salianji mbajti një ksoot poltike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri.

“Fakti është që ishte 10 muaj në burg në një periudhë zgjedhore, kur beteja politike ishte më e ashpër dhe PD kishte nevojë për më shumë figura politike në terren. Salianji ka pasur një nga plozionet më të larta ka qenë zv.kryetar i grupit PD për një proces gjyqësor që të gjithë e dinin si do shkonte dhe mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri”. m.p.

Të fundit

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini,...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Lajme të tjera

Web TV