Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur lehtë rreth 110 persona, përfshirë nëntë zjarrfikës dhe 22 policë, dhe duke detyruar evakuimin e mbi 400 banorëve.

Zjarri, i cili shpërtheu të martën pranë zonës Pennes-Mirabeau, është përhapur me shpejtësi ekstreme – deri në 1.2 km në minutë – duke djegur rreth 700 hektarë tokë. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një automjet që u përfshi nga flakët në autostradë.

Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, njoftoi se 800 zjarrfikës po luftojnë me flakët dhe përpjekjet për shuarjen e tyre do të vazhdojnë gjatë natës. Kryetari i bashkisë, Benoît Payan, e përshkroi përballjen me zjarrin si një “luftë guerile me tuba uji në dorë”.

Presidenti Emmanuel Macron u shpreh nga Londra se “mendimet janë me të lënduarit dhe banorët”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Aeroporti i Marseille Provence u mbyll për disa orë por do të rifillojë pjesërisht operimet nga ora 21:30. Moti i thatë dhe erërat e forta, në një zonë pa reshje që nga 19 maji, kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Pamje dramatike tregojnë re të dendura tymi mbi qytet, ndërsa banorët e zonave të prekura e përshkruajnë situatën si “apokaliptike”./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV