Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një lidhje të re direkte ndërmjet dy kryeqyteteve.

Kjo linjë e re zgjeron aksesin e Shqipërisë drejt Lindjes së Mesme dhe tregon rritjen e interesit për vendin tonë si një destinacion turistik dhe bashkëpunues në rajon.

Avioni u ul në TIA në orën 08:00 dhe u prit me një “shower salute” tradicional, i ndjekur nga një ceremoni mikpritjeje e organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Pasagjerët u shërbyen me ëmbëlsira tradicionale shqiptare, ndërsa ekuipazhi i Jordan Aviation u mirëprit me buqeta lulesh.

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.11

Një ceremoni zyrtare e prerjes së shiritit u zhvillua pranë avionit, ku morën pjesë përfaqësues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Jordan Aviation për të përkujtuar hapjen e kësaj linje të re ajrore.

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.58

“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. “Ajo i përgjigjet kërkesës në rritje për tregje të reja dhe forcon rolin e TIA-s si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lindjes së Mesme.”

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.19

Hamzeh Alkhashman, zëvendës CFO i Jordan Aviation, shtoi: “Hapja e fluturimeve drejt Tiranës është një zhvillim me rëndësi për kompaninë tonë. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje të preferuar për udhëtarët jordanezë, dhe ne besojmë se kjo linjë do të japë rezultate pozitive për të dy vendet.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban rekordin për rritjen më të lartë të lidhjeve ajrore në rajon, sipas të dhënave të ACI Europe. Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme, TIA vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët./e.t

Të fundit

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar...

Serbia në “krahët” e Kinës, Vuçiç: Armatosemi për t’u ruajtur nga fqinjët

Aleksandar Vuçiç po e hedh Serbinë në krahët e Pekinit. Duket se plani kryesor është armatosja e Serbisë. Në një reagim për mediat pas...

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Lajme të tjera

Web TV