PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do jetë i pranishëm edhe Donald Trump.

Francezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.

Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë. Parisienët nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i mesfushorit spanjoll në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për PSG-në.

Ndryshe nga pjesa e parë, 45 minutat e dyta ishin më të qeta dhe tashmë të dy ekipet e kishin pranuar rezultatin. As zëvendësimet që bëri Xabi Alonso nuk sollën ndryshim të lojës apo rezultatit.  Në minutën e 87-të, sërish pas një aksioni të shpejtë dhe pasi Bradley Barcola tallet me mbrojtjen madrilene asiston për Goncalo Ramos, i cili dërgon topin në rrjetë dhe feston njësoj siç bënte i ndjeri Diego Jota. Ndeshje e shkëlqyer nga djemtë e Luis Enrique! m.p.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV