Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po shpëtonte dy turistë.

Institucionet vendore shprehen ngushëllime familjarëve teksa vunë theksin tek akti heroik që Arbeni kreu për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Erdhëm për të shprehur ngushëllimet familjes Anamali, për aktin heroik të Arbenit. Për t’i shprehur të gjithë mbështetjen familjes, për të shprehur solidaritetin në këtë ditë të vështirë por gjithashtu jemi edhe krenar për aktin sublim të tij. Është shumë e dhimbshme për moshën e tij, fjalët janë të tepërta”, tha Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

“Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja jemi në emër të Bashkisë për t’i shprehur ngushëllimet familjes Anamali për humbjen e birit të tyre i cili dha jetën në mënyrë heroike për të shpëtuar 2 turistë në Liqenin e Shkodrës.Arbeni do mbetet i paharruar për ne, jo vetëm për aktin heroik por edhe për njeriun që ishte.Ai i shpall hero i kombit ndaj edhe nderimi për të do të jetë brez pas brezi.Ngushëllime familjes”. u shpreh zv. kryetarja e Bashkisë Shkodër.

 

Mes lotësh bashkëshortja e të ndjerit dhe nipi i tij tregojnë për momentet kur mësuan lajmin e rëndë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë për nanën, mua për fëmijët. Për të gjithë që e kanë njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë dhe i përkushtuar. Dha jetën e vet për turistët. Një kolege e tij me mori në telefon e më tha që po nisi dikë të marrë sepse Arbeni ka pësuar një aksident në liqen e mendova që aksident të lehtë por nuk e mendova kurrë që është mbyt sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, notar i mirë”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Najada Anamali.

Lexo edhe :  Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Arben Anamali ishte kapiten në anijen e cila shërbente për shëtitjen e turistëve në Liqenin e Shkodrës. Ai hyri në liqen për të shpëtuar 2 turistë që po mbyteshin por fatkeqësisht nuk mundi të dilte i gjallë. Pas 48 orësh kërkime ai u gjet nga polumbarët. Mes nderimesh dëshmori i atdheut Arben Anamali u përcoll për në banesën e fundit./kb

 

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV