Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë në Gaza: Ishte gabim teknik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.

Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite u shfajësua duke thënë se një “gabim teknik” ndodhi gjatë sulmit, i cili tha se kishte për qëllim goditjen e “terroristëve” të Xhihadit Islamik, duke bërë që municioni të binte dhjetëra metra larg objektivit. “Incidenti është duke u hetuar”, tha ushtria izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ishin në dijeni të “pretendimeve për viktima në zonë si pasojë e sulmit”, duke shtuar se “shprehin keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve”.

Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet pas sulmit tregojnë fëmijë të përgjakur dhe trupa të pajetë, të shoqëruar nga britma, panik dhe dëshpërim. m.p.

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV