“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë kur IKMT prej një jave ka nisur një aksion për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje në zonë.

Sokoli sqaroi se në disa zona rurale malore, përfshirë Thethin dhe Vermoshin është zbatuar e drejta zakonore e ndarjes së pronës dhe ndaj nuk ka regjistrim fillestar të saj.

“ASHK apo çdo institucion paraardhës i kësaj agjencie, apo Hipotekës në gjuhën popullore ka dështuar në mënyrë që të bëjë një ndarje pronësie me pronat tradicionale të zonës. Pse ka dështuar kjo? Sepse ato territore, ato zona kanë zbatuar të drejtën zakonore. Pronat atje, është një rast specifik si Thethi, por edhe Vermoshi, fshati Curraj i Epërm, por janë edhe 4 fshatra të tjera në jug me këto problematika. Mund të përmend këtu Lenien, një fshat tjetër në Gramsh, që është me potencial të jashtëzakonshëm po aq sa Thethi. Me zonën rurale malore ndodh që janë të shumtë fshatrat ku nuk ka një regjistrimi fillestar të pronësisë, pra s’ka një akt fillestar që unë ta fus në transaksion pronën time me atë që do ta blej, apo unë që dua ta shes, t’ia shes një investitori apo dikujt tjetër”, shpjegoi urbanisti.

Më tej Sokoli sqaroi se disa banorë në Theth kanë arritur të marrin certifikatat e legalizimit, madje disa prej tyre janë shpërndarë nga vetë kryeministri Edi Rama, por nuk gëzojnë certifikata pronësie, që rrjedhimisht të kenë të drejtën për të kërkuar leje ndërtimi për objektet e tyre të shërbimit, si hotele e bujtina. m.p.

Të fundit

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Lajme të tjera

Web TV