Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e Paketës së Maleve. Tabaku e ka cilësuar këtë paketë si një version të ri të Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e quajtur “vëllai i tij” dhe duke paralajmëruar se rrezikon të grabisë pronën publike dhe private në favor të një pakice.

“Pas detit, tani duan të marrin edhe malet,” shkruan Tabaku.

“Paketa e Maleve është instrumenti për të legjitimuar këtë plaçkë, njësoj siç ndodhi me zonat bregdetare nën petkun e zhvillimit strategjik.”

Deputetja demokrate thekson se kjo nismë u shit si reformë për të rregulluar çështjen e pronësisë në veri, por në thelb është një tjetër “kalë Troje” për të zhveshur qytetarët nga pasuritë e tyre dhe për t’i kaluar në duart e të njëjtëve përfitues të përhershëm të favoreve qeveritare.

Reagimi i Tabakut vjen pas një serie ngjarjesh që kanë ngritur shqetësime për mënyrën si po menaxhohet prona publike dhe private në zonat malore, sidomos në mes të sezonit turistik, kur shumë banorë vendas kanë parë përballë tyre aktorë shtetërorë që kërkojnë shembje apo sekuestrime nën pretekste të reja ligjore./e.t

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV