Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson se faji i rritjes së fenomenit të tregtimit pa faturë të produkteve blegtorale është skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas deputetit socalist, skema aktuale e TVSH-së ka detyruar grumbulluesit dhe përpunuesit të mos lëshojnë fatura për produktet blegtorale, pasi u kushton jo pak para. Ai thekson se çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

“6 vjet. Që në nëntor të 2018 lajmërova që do të ndodhte ekzaktësisht kështu, pra do të binim në informalitet të thellë, që do të rëndontë në të gjithë sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe në krahun tjetër do të cënonte sigurinë ushqimore. Ajo që ndodhi 6 vjet më parë me tatimin mbli vlerën e shtuar, e nxiti informalitetin, dhe në krahun tjetër si alternativë e nxiti importin e produkteve blegtorale përgjithësisht, atyre për të përpunuar, natyrisht të qymështit edhe mishit, që u konsumuan në këto 6 vite.

E para mbi të gjitha, do të doja që Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ministri, ministrja tjetër, të dinin që bujku, të cilët i thonë fermer, nuk lëshon fature. Me ligj faturën nuk e lëshon bujku, po autofaturën e lëshon grumbulluesi. Grumbulluesi për nevoja të përpunuesit apo drejtpërdrejt përpunuesi kur grumbullon ai vetë në territor. Këtu ka një problem, për të cilin ka 6 vjet që flas, kam 6 vjet që propozoj, ka 6 vjet që më kundërshtojnë, ka 6 vjet që më votojnë kundër, ose më thonë të drejtë ke, por ja do ta bëjmë…

Lexo edhe :  Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Është tatim mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë. Në skemën 0 nga fermeri dhe 20% në dalje, ka denatyruar tatimin mbli vlerën e shtuar. Praktikisht funksionon si tatim mbi qarkullimin, taksë që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Mbi të gjithë kjo skemë i detyron grumbulluesit, përpunuesit të mos presin faturë. Pse? Sepse humbin para. Të paguash TVSH, 0 në blerje dhe 20 në dalje, është shumë më tepër se sa të paguash TVSH në import të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Pra siguria ushqimore është jetike. Për të formalizimi është edhe më jetik. Por për të dyja bashkë duhet të ndryshojë tatimi mbli vlerën e shtuar. Nëse duam të bëjmë punë…nëse duam të rrisim më shumë çmimet… po patjetër: Çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet”. m.p.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV