Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa udhëtonin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

Të tre u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”. Gjatë ndërhyrjes policore, Endrit Doku tentoi të shmangte kontrollin duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u ndalua nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

Doku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Ndërsa Cukali dhe Gega janë arrestuar për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol. m.p.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV