Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut.

Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kombëtare në Pekin, operacioni i quajtur “Paqeruajtësit 2025” do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve luftarake të trupave pjesëmarrëse dhe do të thellojë bashkëpunimin mes dy ushtrive.

Pjesë e ushtrimeve të përbashkëta që do të mbahen në rajonin verior të Kinës, Hebei, “do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës”.

Kjo do të jetë hera e parë që Kina i bashkohet një stërvitje ushtarake me një shtet që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale joanëtare.

Beogradi përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me Kinën dhe Rusinë nga njëra anë, dhe vendet e BE nga ana tjetër. Megjithatë, ajo konsiderohet si një prej partnerëve më të ngushtë të Pekinit, me të cilin në 2016 ka nënshkruar një partneritet strategjik me fokus tek tregtia dhe ekonomia.

Në mars të 2021-shit dy vendet afirmuan angazhimin për të thelluar bashkëpunimin ushtarak. Serbia është i vetmi vend europian që përdor armatime kineze dhe në 2020 ishte i pari në këtë kontinent që porositi dronë të prodhuar në Kinë, CH 92A dhe CH 95.

Përveç kësaj, Beogradi siguroi sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore të Kinës, FK-3, në vitin 2022, duke e përfshirë zyrtarisht në janar të këtij viti./E..T

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV