Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert A. “Bob” Levinson, nga ishulli Kish në Iran, më 9 mars 2007.

Publikimi i posterave është pjesë e hetimit të vazhdueshëm të FBI-së ndaj zyrtarëve iranianë që dyshohet se luajtën rol në rrëmbimin e Bobit dhe përpjekjes së Iranit për të errësuar përgjegjësinë ndërsa njëri nga të dyshuarit është ish-ambasadori iranian në Shqipëri i cili Ai u dëbua nga Shqipëria në dhjetor 2018 për “dëmtim të sigurisë kombëtare”.

Reza Amiri Moghadam, i njohur edhe si Ahmad Amirinia, është ambasadori aktual iranian në Pakistan. Ai më parë ka drejtuar njësinë e operacioneve të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS). Kur mbante këtë rol, agjentët e MOIS-it në Evropë i raportonin drejtpërdrejt atij në Teheran.

Taghi Daneshvar, i njohur edhe si Sayyed Taghi Ghaemi dhe Sayeed Taghi Gha’emi, është një oficer i lartë i MOIS-it, i përfshirë në aktivitete kundërspiunazhi. Ai mbikëqyri punën e Sanai-t, i njohur gjithashtu si Mohammad Baseri, gjatë periudhës kur Bob u zhduk.

Gholamhossein Mohammadnia është një zëvendës i lartë i MOIS-it, i cili ka shërbyer si ambasador iranian në Shqipëri në vitin 2016. Ai u dëbua nga Shqipëria në dhjetor 2018 për “dëmtim të sigurisë kombëtare”. Mohammadnia udhëhoqi një përpjekje për t’ia hedhur fajin zhdukjes së Bobit një grupi terrorist në rajonin e Baluchistanit në Pakistan, për të larguar përgjegjësinë nga qeveria iraniane.

“Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bobit në vitin 2007 dhe mbulimin e mëvonshëm të ngjarjes nga qeveria iraniane. Bobi ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në robëri, larg familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, tha ndihmësdrejtori i Zyrës së FBI-së në Uashington, Steven Jensen. “FBI-ja do të vazhdojë ndjekjen e saj të pandërprerë për të mbajtur përgjegjës këdo që është përfshirë në rrëmbimin e tij, për veprimet e tyre të dënueshme.”

Lexo edhe :  Aksident në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës

Për gati 18 vjet, qeveria iraniane ka mohuar dijeni për vendndodhjen e Bobit, megjithëse zyrtarë të lartë të inteligjencës kanë autorizuar rrëmbimin dhe ndalimin e tij dhe kanë nisur një fushatë dezinformimi për të larguar fajin nga regjimi iranian.

Në mars të vitit 2025, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së caktoi Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia për rolet e tyre në rrëmbimin e Bobit. Ky përcaktim vjen pas vendimeve të mëparshme për oficerët e MOIS-it, Mohammad Baseri dhe Ahmad Khazai, në dhjetor të vitit 2020.

Sipas përcaktimit, Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia dyshohet se kanë luajtur rol në rrëmbimin dhe ndalimin e Levinsonit. Qeveria amerikane kërkon t’i pyesë ata lidhur me njohuritë e tyre për rrëmbimin dhe përpjekjet e Iranit për ta fshehur atë.

FBI-ja vazhdon të ofrojë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion që çon në vendndodhjen, rikuperimin dhe kthimin e Bobit./e.t

Të fundit

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Lajme të tjera

Web TV