Kinë-India, ka luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes.

Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard banorë. Në anën tjetër po ashtu mbi një miliard. Dhe për më tepër, ka luftë. Zakonisht e fshehtë, por në disa raste vdekjeprurëse.

Një pjesë e territorit të Kinës pretenduar nga India, dhe një pjesë e territorit indian pretenduar nga Kina. Kjo ka shkaktuar dhunë në vitet 1962, 1967, 1975, 1987, 2014, 2017 dhe më së fundi në vitin 2020.

Konflikti vijon dhe sot. Himalajat janë ende “nxehtë”. Të dyja janë fuqi bërthamore.

Më shumë se gjysmë shekulli më parë, në vitin 1962, shpërtheu konflikti kufitar me mbi 2,000 të vrarë. Kina konsolidoi kontrollin mbi Aksai Chin (një pjesë e Kashmirit të vjetër, e pretenduar plotësisht nga India), ndërsa Pakistani ia dorëzoi Kinës Luginën Shaksgam.

Paquajtja zgjati pak.

Në vitin 1967, sulme kineze në Nathu La dhe Cho La (në lindje të Indisë) u kundërshtuan me sukses nga Nju Delhi, por u regjistruan 400-500 viktima. Në vitin 1975, në Tulung La, katër ushtarë indianë u vranë në një pritë kineze në territorin që Kina e quan “Tibet i Jugut”. Në vitin 1987, në zonën Sumdorong Chu pati një mobilizim i madh ushtarak, që u zgjidh në mënyrë diplomatike.

Paqja e tensionuar zgjati deri në vitin 2014, kur u rinis konflikti për shkak të ndërtimit të një kanali në Demchok nga India. U vranë tre ushtarë indianë. Në vitin 2017, në Doklam pati përleshje të ashpra trup më trup, pa të vrarë, që u zgjidhën pasi Kina hoqi dorë nga ndërtimi i një rruge në atë territor.

Lexo edhe :  Kanadja planifikon njohjen e shtetit palestinez/ Trump paralajmëron

Paqja prapë zgjati pak.

Në vitin 2020, në Pangong dhe Luginën Galwan, në perëndim, u vranë njëzet ushtarë. Si pasojë, ka një militarizim më të madh të kufirit që vazhdon deri sot.

Kina dhe India ndajnë interesa në grupin BRIC (Brazil-Rusi-India-Kinë) dhe në organizata të tjera, por kjo nuk e zbut konfliktin.

Sipas studiueses Tanvi Madan nga Brookings Institution, India dhe Kina kanë edhe dallime në tregti dhe siguri teknologjike, përtej kufirit.

Në këtë marrëdhënie të tensionuar dhe shpesh të dhunshme, faktori tjetër që acaroi Kinën është ekzilimi i Dalai Lamës në Dharamsala të Indisë për mbi gjysmë shekulli.

Një konflikt që është larg normalizimit dhe vazhdon të shqetësojë.

Burimi: vanguardia.com/ Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV