46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore.

Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete.

Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare  vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%.

Në nivel global, përfshirja financiare ka shënuar përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Nga viti 2011 deri në vitin 2024, përqindja e të rriturve që kanë një llogari bankare është rritur me 28 pikë përqindjeje – nga 51% në 2011 në 79% në 2024.

Rritja ka qenë më e theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku zhvillimet teknologjike, veçanërisht pagesat dixhitale dhe platformat celulare, kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e aksesit financiar.

Sipas raportit për Shqipërinë:

35% e të anketuarve kanë kryer ose kanë marrë një pagesë dixhitale.

Vetëm 15% përdorin një llogari bankare për të kursyer.

11% kanë marrë kredi nga institucione formale si banka ose kompani financiare.

93% e shqiptarëve zotërojnë një telefon celular.

83% kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit.

Të dhënat për Shqipërinë janë mbledhur nga 15 maji deri më 26 qershor 2024, dhe anketa ka një marzh gabimi prej rreth 3.5%.

Banka Botërore bën të ditur se zonat shumë të thella rurale, që përfaqësojnë rreth 2% të popullsisë, nuk janë përfshirë në kampion për shkak të vështirësive në aksesim./ Monitor/kb

Të fundit

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Lajme të tjera

Web TV