Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra brenda një makine të parkuar, në një ditë të nxehtë vere.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar lajmin dhe kanë bërë të ditur se prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për të zbuluar në detaje rrethanat e tragjedisë.

Sipas të dhënave të para të hetimit, të publikuara nga media belge, dyshohet se babai i fëmijës ka harruar ta dërgojë atë në çerdhe përpara se të shkonte në punë, duke e lënë pa dashje në makinë gjatë gjithë ditës.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga të nxehtit (hipertermia) dhe ka përjashtuar ndërhyrjen e personave të tretë.

Ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Raste të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Në Itali, në 26 vitet e fundit janë shënuar 12 raste të fëmijëve të harruar në makina, ndërsa në Spanjë, një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën në kushte të ngjashme, në një ditë me 36 gradë Celsius. /e.t

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV