Last Updated on 20/07/2025 by adminfjala
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Gledis Nano do të marrë 60 paga për pesë vite punë, sa mandati i parashikuar në ligj. Shkarkimi i tij u krye me propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama ka pohuar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.
Gledis Nano e kishte refuzuar dorëheqjen dhe sot shteti shqiptar duhet të japë dy paga për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një për drejtorin aktual dhe një për të shkarkuarin Gledis Nano./kb