Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka zhvilluar gjatë kësaj jave qindra kontrolle nga Ksamili deri në Koman, duke pasur si qëllim forcimin e parametrave të sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Në total, janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar, për shkelje të ndryshme. Mjetet e sekuestruara përfshijnë:

18 jet ski

7 skafe

3 gomone

2 varka metalike me motorë uji të instaluar

Shkeljet kryesore ishin lundrimi brenda perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit dhe lundrimi jashtë zonave të lejuara. Vetëm për lëvizje të rrezikshme pranë pushuesve, 12 drejtues janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë lekë secili.

Ndërkohë, janë shpëtuar 13 persona (shqiptarë dhe të huaj), të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjete./kb

Të fundit

Dramë te Barcelona: Ter Stegen bllokon regjistrimin e blerjes së re?

Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Kryeministri Rama: Do bëj masakër po ndërtuat pa leje! Deputët kanë favorizuar…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen me të gjithë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkive se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet...

Lajme të tjera

Web TV