Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nesër pritet të bëjë shpërndarjen.

Përmes një shkrese të dytë, Lapaj i kujton KQZ se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Tiranës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Lapaj thotë se përderisa KQZ nuk ka marrë vendim, dorëheqjet konsiderohen të miratuara në heshtje dhe kërkon konfirmimin me shkrim.

Kërkesa e Adriatik Lapaj për KQZ:

“Nisma “Shqipëria Bëhet” me Vendimin Nr. 237, dt. 04.03.2025, është regjistruar në KQZ si koalicion për zgjedhjet parlamentare të dt. 11 maj 2025, me përfaqësues z. Adriatik Lapaj në cilësinë e drejtuesit të koalicionit.
Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave.
Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, përsa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje.
Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!/kb

 

Të fundit

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Lajme të tjera

Web TV